
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Delvinë–Sarandë, rreth orës 20:15.
Sipas policisë, një automjet tip “Audi”, me drejtues shtetasin K. N., 23 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, që drejtohej nga E. Dh., 22 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën menjëherë drejtuesja e automjetit “Lancia” E. Dh., 22 vjeçe, dhe pasagjerja R. Dh., 20 vjeçe. Ndërkohë, një tjetër pasagjere në të njëjtin mjet, A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia njofton se mjeti ku udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi që drejtohej nga 23 vjeçari Kevi Norra.
Viktima kanë mbetur dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe, ndërkohë e plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja Antonela Zhupa 24 vjeçe.