Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë, rreth orës 14:20, në rrugën kryesore të Borshit, ku janë përplasur një automjet tip “Benz” dhe një furgon pasagjerësh.

Përplasja ka rezultuar fatale për dy persona që ndodheshin në furgon. Viktima janë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere që dyshohet të jetë bashkëshortja e tij. Policia njofton se po punohet për identifikimin zyrtar të gruas.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe dy persona që ndodheshin në automjetin tip “Benz”: drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri P. A. Të dy janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamiken e saktë të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu