Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Berat-Dimal.

Një makinë, që drejtohej nga një 24-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësore 30-vjeçare, e cila po ecte në rrugë së bashku me fëmijën e saj të mitur.

yacht hotel sarande

Viktimë në aksident ka mbetur shtetasja Lavia Gjata. Shoferi i që ka shkaktuar aksidentin është shtetasi A.Tafa.

Fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:35, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, në Moravë, shtetasi A. T., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, (këmbësorë). Shtetasja L. Gj., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija i saj nuk ka probleme për jetën.

Drejtuesi i automjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu