Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Antalya të Turqi, ku një autobus doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar tetë viktima dhe 26 të plagosur.

Lajmi u konfirmua nga guvernatori i Antalias, Hulusi Şahin, i cili deklaroi për mediat se “tetë nga bashkëqytetarët tanë humbën jetën dhe 26 u plagosën. Të plagosurit u dërguan në spitalet lokale”, pa sqaruar nëse mes tyre kishte shtetas të huaj.

Sipas autoriteteve, autobusi po transportonte 34 pasagjerë nga Tekirdağ drejt Antalias kur u përmbys rreth orës 10:20 në një segment rrugor që ishte bërë i rrëshqitshëm për shkak të shiut.

Guvernatori shtoi se në zonë kishte edhe mjegull, ndërsa kryqëzimi ku ndodhi aksidenti konsiderohet problematik për shkak të rrezikut të lartë. “Ky është një kryqëzim ku nuk duhet të ecet shpejt, por duket se autobusi ka ardhur me shpejtësi të lartë”, tha ai, duke theksuar se disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu