
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, në rrugën “Demokracia”, ku për pasojë kanë humbur jetën dy të rinj.
Sipas njoftimit zyrtar, viktima e parë është shtetasi L. Ll., 19 vjeç, i cili ishte drejtuesi i motomjetit dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes.
Ndërkohë, pasagjeri që ndodhej në të njëjtin mjet, shtetasi i mitur T. M., 16 vjeç, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Në përfundim të veprimeve, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
–