
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Elbasan, ku një furgon është përplasur me një mjet pastrimi.
Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën në vendngjarje Bedri Dedej, punonjës pastrimi, i cili në momentin e aksidentit ndodhej pranë automjetit të mbeturinave.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë tepër e fortë, duke i shkaktuar viktimës dëmtime fatale.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimet emergjente, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e aksidentit.
Më shumë detaje priten në orët në vijim.