
Lezhë – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, pranë fshatit Dajç.
Si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe shtetasi L. Ç.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip i vogël dhe një mjet trajler.
Nga përplasja janë plagosur rëndë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, fëmija i saj i mitur 3 vjeç, shtetasi L. Ç., 64 vjeç i cili humbi jetën në spital, si dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi K. S. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.
Drejtuesi i trajlerit, shtetasi S. I., me banim në Serbi, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit