Një aksident i rëndë ka ndodhur në aeroportin LaGuardia në Nju Jork, ku një avion i Air Canada është përplasur me një mjet zjarrfikës në pistë, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas autoriteteve, dy pilotët e avionit kanë humbur jetën, ndërsa disa pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit kanë pësuar lëndime, disa prej tyre të rënda. Në total, në bord ndodheshin rreth 76 persona, përfshirë edhe ekuipazhin.

Ngjarja ndodhi pasi avioni, i ardhur nga Montreali, ishte ulur në pistë dhe gjatë lëvizjes u përplas me një mjet zjarrfikës që po ndërhynte në një incident tjetër.

Pas aksidentit, aeroporti LaGuardia është mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa shërbimet emergjente kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të avionit, ndërsa mjeti zjarrfikës është përmbysur.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit, ndërsa priten zhvillime të tjera.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu