Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të hëne në rrugën dytësore Lezhë-Manati, në afërsi të fshatit Manati. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet se përplasja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe mungesës së vëmendjes në rrugë./abcnews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu