
📍Pukë – Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 12:25, në aksin “Qafë Mali – Fierz”, ku një turist kroat ka humbur kontrollin mbi motorin që drejtonte.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi kroat me iniciale D. J. është rrëzuar nga motomjeti dhe ka pësuar dëmtime. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Pukës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.