Kukës, 31 maj 2025 – Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot.

Sipas informacionit paraprak, automjeti i drejtuar nga shtetasi B. K., 54 vjeç, banues në Kosovë, ka përplasur një këmbësor, shtetasin M. Zh., rreth 63 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhej duke kaluar trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu