Rreth orës 22:30, në hyrje të qytetit të Fushë-Arrëzit, një aksident rrugor ka përfshirë një automjet të drejtuar nga shtetasi F. R., 31 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur tre kalimtare që ndodheshin jashtë një lokali.

Si pasojë e përplasjes, shtetaset B. V. dhe V. Gj. kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasja F. B. është dërguar për ndihmë më të specializuar në një spital në Tiranë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu