
Vlorë – Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë rreth orës 14:15, në aksin Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”.
Një automjet tip Dacia, që drejtohej nga shtetasja italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një kamionçinë me drejtues shtetasin F. H., 62 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kamionçina është goditur në barrierat anësore të rrugës.
Nga aksidenti ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të, shtetasi A. M., ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.