Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit ku një automjet ka dalë nga rruga dhe dhe ka përfunduar në një lokal pranë kryqëzimit që lidh stadiumin “Elbasan Arena” me Parkun “Rinia”.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 07:55, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit janë plagosur rëndë dy persona, të cilët ndodheshin në lokal në momentin e përplasjes.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu