
Durrës – Një aksident i rëndë ka ndodhur natën e kaluar në “Rrugën e Dëshmorëve”, pranë rrethrrotullimit te Pallati i Sportit në qytetin e Durrësit. Një automjet, i drejtuar nga një vajzë 22-vjeçare, ka dalë nga rruga pasi shoferja dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë.
Pas kalimit të rrethrrotullimit, mjeti është përplasur fillimisht me një pemë, më pas me një automjet tjetër dhe përfundimisht me një nga dyqanet pranë rrugës, përpara se të ndalonte në hyrjen e një pallati.
E reja është dërguar menjëherë në Spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur tërësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
View this post on Instagram