
Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në zonën e Bllokut në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30 – 02:00, ku një automjet tip Mercedes-Benz me ngjyrë të zezë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë buzë trotuarit.
Makina ka përfunduar pjesërisht mbi trotuar, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar./oranews