Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë- Shkodër.
Një automjet fugon është përplasur me një motor pranë kryqëzimit të Dajçit.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i motorit.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, tek kryqëzimi i “Dajçit”, motomjeti me drejtues shtetasin Ll. K., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. N.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.