Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri A. H., rreth 50 vjeç.

yacht hotel sarande

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe shoferi së bashku me një pasagjerë tjetër.

“Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, shtë përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu