Një aksident i rëndë është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave” në Durrës.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, njëri i drejtuar nga shtetasi E. B., 61 vjeç, dhe tjetri nga S. P., 65 vjeç.

Për pasojë, janë plagosur pesë persona, mes tyre të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e 61-vjeçarit. Të gjithë të plagosurit janë transportuar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave së aksidentit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu