
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në qytetin e Durrësit.
Dy makina janë përplasur rreth orës 1:00 në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një 37-vjeçari, i identifikuar si Rinor Lami.
Ndërkohë kanë të plagosur drejtuesja e automjetit tjetër, Trëndelina Çaushi dhe pasgjerja Kiara Dida.
Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 27.02.2025, në lagjen nr. 13, Durrës, në rrugën “Martin Camaj”, automjeti me drejtues shtetasin Rinor Lami, 37 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen Trëndelina Çaushi 49 vjeçe.
Si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Rinor Lami dhe janë dëmtuar shtetasja Trëndelina Çaushi dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja Kiara Dida, të cilat ndodhen në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./shqiptarja