Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Novoselë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar plagosjen e një prej pasagjerëve që ndodhej në mjet në momentin e aksidentit.

Shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit, i cili më pas është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment rrugor, i cili shpeshherë konsiderohet problematik për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së sinjalistikës në disa pjesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu