Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (17 shkurt) në mëngjes rreth orës 05:05 në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, Gëzim Muçaj, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Pasi ka dalë nga makina bashkë me tre pasagjerët, ata janë goditur nga një tjetër automjet me drejtues Ismail Laçe.

Si pasojë e goditjes, Gëzim Muçaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tre pasagjerët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Drejtuesi i automjetit të dytë, Ismail Laçe, është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

‘Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Laçe. Për pasojë, shtetasi Gëzim Muçaj ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim. Shtetasi Ismail Laçe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale’, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Pasi ka dalë dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu