
Aksident me vdekje në rrugën Shkodër – Koplik.
Një automjet është përplasur me një ambulancë në afërsi të fshatit Çezme në Koplik të Malësisë së Madhe.
Viktima është Abaz Kuka, 55 vjeç, drejtues i automjetit. Ndërkohë e plagosur ka mbetur vajza e viktimës 18-vjeçe e cila ndodhet në spital. Ajo dhe një pasagjer tjetër janë plagosur dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. K., i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./balkanweb