
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Prushit, ku një automjet është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të motorit.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, automjeti me drejtues shtetasin F. Gj., rreth 23 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi B. T., rreth 40 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, 40-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur edhe pasagjerja në motomjet, shtetasja A. Gj., rreth 22 vjeçe, e cila është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.



