
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas informacionit paraprak të Policisë së Tiranës, rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur të miturin dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Fëmija është transportuar menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






