Tiranë, 18 korrik 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak, një automjet i drejtuar nga shtetasi H. M., rreth 27 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 54-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për më shumë kujdes në rrugë, veçanërisht në zonat urbane ku lëvizin këmbësorë dhe biçiklistë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu