Akil Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.

Xhudisti nga Kosova ka qenë fantastik edhe në luftën e tij të tretë në Paris, ku përballë e kishte italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogramë.

yacht hotel sarande

Koha e rregullt u mbyll pa fitues derisa dy xhudistët shkuan në ‘Golden score’.

Italiani mori tre gabime dhe Akil Gjakova kaloi tutje për në gjysmëfinale.

Xhudisti nga Kosova ka marrë dy fitore radhazi, fillimisht ndaj brazilianit Daniel Cargnin në raundin e parë.

Ndërkohë në rrethin e dytë, Gjakova ka triumfuar ndaj xhudistit austriak Samuel Gassner.

Tani Akilit i duhet edhe një fitore për ta siguruar medaljen olimpike në Paris. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu