
Ajola Xoxa është parë së fundmi në bregdetin e Qerretit, së bashku me djalin dhe nënën e saj. Pamjet e publikuara nga “Ora News” tregojnë bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në burg, duke kaluar disa momente qetësie me familjen, në zonën ku ndodhet edhe banesa e çiftit Veliaj-Xoxa.
Lidhur me akuzat e ngritura se fshehu një vilë në Qerret, Veliaj tha se lodrat e gjetura të djalit të tij në shtëpinë në plazh nuk janë provë që është pasuri e fshehur e tij dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa. Kryebashkiaku tha se banesa është blerë nga vjehrri i tij kur i biri ende nuk kishte lindur dhe Ajola ende s’ishte martuar.
Erion Veliaj ndodhet prej 12 shkurtit në paraburgimin e Durrësit, ku po përballet me disa akuza të ngritura nga SPAK, përfshirë “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim të pasurisë”. Më vonë, ndaj tij është shtuar edhe akuza për futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Ajola Xoxa është gjithashtu nën hetim për disa prej akuzave që rëndojnë mbi bashkëshortin e saj, por ndaj saj është caktuar masa e detyrimit për t’u paraqitur pranë autoriteteve, për shkak të kujdesit që ushtron ndaj të birit të mitur.