Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur pasditen e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas burimeve zyrtare, thirrja e saj në SPAK është bërë me kërkesë të prokurorit Ols Dado, për t’u marrë në pyetje si person në dijeni në kuadër të hetimeve të nisura nga organi i akuzës.

Kujtojmë se javën e shkuar Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Xoxës për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK në banesën dhe biznesin e saj.

yacht hotel sarande

GJKKO rrëzoi gjithashtu dhe kërkesën e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK.

Kontrollet u ushtruan dy javë më parë me urdhër të prokurorit Ols Dado, ku agjentët e BKH sekuestruan celularin e Ajola Xoxës, si dhe ushtruan kontrolle në qendrën “Harabel”, ku Xoxa është bashkëthemeluese.

Veprimet e organit të akuzë vijnë pas nisjes së hetimit pasuror për kryebashkiakun dhe familjarët e tij./euronews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu