
Të enjten pasdite, në Brest, një burrë 36-vjeçar vrau bashkëshorten e tij me një armë gjahu, përpara se ta kthente armën ndaj vetes. Bashkëshortja e tij kishte njoftuar policinë disa javë më parë.
Ngjarja ndodhi në një ndërtesë të vendosur në kufi të lagjes Pontanézen, në rrugën Général-Paulet.
Pikërisht në një apartament në katin e katërt të një ndërtese me nëntë kate, një ndërtesë pa histori, në periferi të lagjes Pontanézen, në rrugën Général-Paulet, ndodhi drama të enjten, kur çifti me shtetësi shqiptare u gjet i vdekur në apartamentin e tyre ku jetonin me dy fëmijë, një 8-vjeçar, i cili u gjet i mbyllur në banesë pas krismave dhe një 3-vjeçar, që ndodhej në kopsht në momentin e tragjedisë
Autoritetet franceze po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit të dyfishtë.







