ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se skandalet që kanë shpërthyer ditët e fundit nga apartamentet e zbuluara te kontratat e AKSHI-t dhe dosjet e tjera në SPAK janë vetëm “maja e ajsbergut” të makinerisë kriminale të ngritur nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për emisionin “Cim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj tha se qeveria ka ngritur një sistem plaçkitjeje të organizuar, ku pasuritë e zyrtarëve rriten ndërsa ndaj tij dhe familjes së tij po zhvillohet një fushatë ndëshkimore politike.

“Të lutem, mos më, mos më largo. Ja një dokument. Ja dokumenti zyrtar nga pronari dhe nga pronari dhe ndërtuesi, që vileta në Lalëz që ka marrë familja e Eriolës, Klodian Zoto, në punë të vet nuk ka paguar asnjë cent, s’ka qenë kurrë pronar. Ja ku është. Tashi, sajohen lloj-lloj, shkon, takon zonja Mercenarin, Mercenari vetë e bën denoncimin, Altini i thotë bëje shpejt, s’ka problem se unë nuk të pyes, nuk të marr në pyetje, ku i gjete ti ato, ku i gjete ti këto, mjafton ta fusim këtë në burg. Se e ka personale me mua. Personale le ta mbajë, nuk i takon se është kontribut kundër demokracisë dhe kundër të drejtës, kundër prezumimit të pafajësisë. Kundër barrës së provës.

Tjetra, në raportin e Nixon Peabody, shkruhet qartë që rialokimet. Një nga akuzat, të nderuar qytetarë, është që unë kam bërë rialokime. Ministri i financave bënte, bën diku te 2500, 3000 rialokime në vit. Dhe i bën gjithmonë me kërkesë të ministrave të tjerë. Dhe i bën për kontrata tashmë të dhëna. Nëse i bën për të reja, e sjell si zë, nuk e sjell si kontratë, si zë investimi potencial. Altin Dumani me mendjen e Besmirit, këtë e quan korrupsion. Nuk i kam bërë, janë kontrata të dhëna edhe sikur të kenë qenë. Ose janë të reja dhe s’kanë të bëjnë me mua dhe nuk e bëj unë. Unë nuk jam autoritet kontraktor. Tentojnë të akuzojnë për asete private, zoti Peka.

Ta dinë shqiptarët se kanë dëgjuar 324 apartamente të plaçkitësesh (Ballukut), është maja e ajsbergut. Është maja e ajsbergut. Dhe AKSH-i edhe ajo që po dëgjojmë për plaçkitëshen, është maja e ajsbergut. Akuzojnë për asete private, i dashur. Asete private të vëna përpara se unë të bëhesha ministër. Po ja bëj një sfidë, ja kam bërë unë Altin Dumanit. Po ja bëj kreut të ri të SPAK-ut,” tha Ahmetaj.

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu