Kryeministri Edi Rama paralajmëron një tjetër program mbështetës për agroturizmin.

“Kemi një program të ri që do e shpallim së shpejti. Do të japim mbështetje financiare, e kombinuar kredi e butë me grant” tha Rama gjatë podcastit të sotëm ku kishte ftuar Sofokli dhe Dhurata Daupaj nga Tragjasi i vjetër, Orikum, Vlorë pronarë të një agroturizmi.

yacht hotel sarande

Teksa tregohej historia e djalit të familjes që punon marangoz në Gjermani.

Rama nxit shqiparët që jetojnë e punojnë në shtete të huaja të kthehen në Shqipëri për një jetesë më të mirë.

“Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët. Të vijë këtu e ka mësuar maragozllëkun. Është sakfrikicë të jetosh në Gjermani. Paketa e maleve është për ata që kthehen dhe ndërtojnë nëpër male. Ju jeni fiks fare. Kalon ligji, ju jeni në mbështetje” tha Rama

Dhurata Daupaj: Fati erdhi me ne. Në zonën ku jetojmë ulërihet për punëtorë.

Edi Rama: Më larg se dje në një takim me sipërmarrësit thonë nuk kemi problem sa i paguajmë kemi problem të gjejmë njerëzit të punonjës. Sanitarja në shtëpi merr 600 euro në shtëpi’/shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu