Qeveria po adreson mbështetje në lehtësi fiskale dhe financim për sektorin e agroturizmit, si një nga drejtimet e biznesit që po kontribuon në rritjen e ekonomisë së vendit përmes zhvillimit të turizmit, zinxhirit të prodhimit vendas, punësimin e të rinjve dhe rritjen e të ardhurave për ekonominë familjare dhe lokale.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizituan në Gjirokastër, një sipërmarrje model agroturistik siç është “Te Fuçitë” në Lunxhëri.

yacht hotel sarande

“Marseli dhe Ada janë pionierët guximtarë që vendosën të kthehen nga emigracioni dhe ta nisin nga zero investimin në agroturizëm, që sot është si një kartolinë e bukur në çdo stinë të vitit. “Te Fuçitë” në fakt nuk është tashmë vetëm një vend i preferuar për vizitorët nga çdo anë e vendit, por edhe edhe një destinacion për turistët e huaj”, tha Kumbaro.

Kumbaro vuri në dukje se, çifti i ri Ada dhe Marseli me pasion dhe shumë përkushtim kanë arritur të ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë zonë të Shqipërisë duke u shërbyer çdo ditë turistëve nga i tërë globi.

Nga viti në vit ata riinvestuan për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje të vizitorëve në pikën e tyre agroturistike, duke shtuar numrin e dhomave, fermën ku kultivojnë perime dhe pemë frutore, menunë me gatime nga më të ndryshme ku spikatin ato tradicionalet gjirokastrite. Ndërsa tani me formalizimin e mëtejshëm të aktivitetit mund të përfitojë edhe më shumë nga reduktimi i TVSH-së në 5% për agroturizmin, njëherazi dhe mbështetjen financiare nga Skema Kombëtare e Investimeve 2024.

Ministrja Denaj gjatë bashkëbisedimit me Adën dhe Marselin u ndal në masat e mbështetjes që adreson Skema Kombëtare e Investimeve 2024 në Bujqësi.

“Ju jeni një sipërmarrje agroturizmi, por ju shumë mirë mund të aplikoni në Skemën e Investimeve për mekanikë bujqësore që ju ndihmon juve të rrisni prodhimin me kosto më të ulët”, tha Denaj, teksa theksoi se, kjo është një mundësi e mirë që iu jep dorë që të shtojnë investimet në agroturizëm.

Denaj bëri të ditur se në mbështetje të agroturizmit, vitin që vjen nis skema për rritje të aksesit në agroturizëm dhe financë.

“Agroturizmi dhe certifikimi i sipërmarrjeve në këtë sektor, do të jetë në fokus të politikave tona në 5 vitet e ardhshme”, tha Denaj./ATSH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu