Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se mbështet partneritetin me partitë e tjera për zgjedhjet e bashkisë së Tiranës vetëm nëse kandidati nuk vjen nga forcat politike.

Në emisionin “Opinion”, Shehaj tha se vetëm një kandidat i tillë do mundë të marrë vota përtej opozitës.

“Jam i bindur që e vetme zgjidhje për të fituar bashkinë e Tiranës është dalim me një kandidat jashtë partive politike. Kjo është absolutisht e mundur. Kështu mund të shtojmë përtej votave të opozitës. Të dalit me një kandidat jashtë partive politike na jep më shumë mundësi. Kam tre muaj që them këtë, ne fatkeqësisht ne po flasim. Jam i bindur që një kandidat jashtë partive politike mund të marrë vota që nuk i marrin partitë”,-tha Shehaj./Opinion

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu