Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëshortja e tij, Usha, kanë njoftuar se familja e tyre do të zgjerohet së shpejti. Përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, ata bënë të ditur se Usha është shtatzënë dhe se çifti po pret fëmijën e katërt, një djalë.

Sipas njoftimit zyrtar, Usha dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa lindja pritet në fund të muajit korrik. “Jemi shumë të emocionuar të ndajmë këtë lajm të bukur. Familja jonë po rritet”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Në deklaratë, çifti shpreh gjithashtu mirënjohje të veçantë për mjekët ushtarakë dhe stafin që kujdesen për familjen e tyre, duke theksuar se mbështetja e tyre u mundëson të shërbejnë vendin duke ruajtur një jetë familjare të shëndetshme.

Lajmi është pritur me reagime të shumta pozitive, përfshirë edhe urime nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu