
Në Gjermania, aeroportet janë shndërruar në një strehë të pazakontë, por shumë efektive për qentë gjatë natës së ndërrimit të viteve, kur fishekzjarret shkaktojnë stres dhe panik te kafshët shtëpiake.
Sipas mediave ndërkombëtare, Aeroporti Cologne Bonn hapi ambientet e terminalit për pronarët e kafshëve, duke u ofruar atyre një vend të qetë ku mund të kalonin natën me qentë e tyre. Muret e trasha prej betoni dhe shtresat e xhamit bllokojnë zhurmën e shpërthimeve, duke krijuar një ambient të sigurt dhe të qetë larg kaosit të qytetit.
Autoritetet bëjnë me dije se fishekzjarret janë të ndaluara në zonat e aeroporteve, çka i bën këto hapësira shumë më të qeta se qendrat urbane. Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë pronarë kafshësh i zgjedhin aeroportet si destinacion gjatë natës së Vitit të Ri.
Në disa raste, aeroportet organizuan edhe vizita orientuese përpara festave, në mënyrë që qentë të familjarizoheshin me ambientin dhe të ndiheshin më të qetë gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Kjo praktikë po shihet si një zgjidhje humane dhe praktike për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve shtëpiake, ndërsa debati për kufizimin e fishekzjarreve rikthehet çdo vit pas festimeve.




