Kryetari i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka denoncuar në rrjete sociale një rast të paprecedentë të ndodhur në Durrës ku kandidatja për deputete e zonës është kërcënuar me armë.

Ndërsa policia njoftoi se kanë bërë të mundur identifikimin e personit dhe kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

 

Nga verifikimet e kryera rezulton se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe është i regjistruar dhe i evidentuar nga shërbimi psikiatrik”, thotë policia në komunikatën zyrtare.

 

 

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një pistoletë plastike (lodër), të cilën 45 vjeçari e mbante në brez dhe dyshohet se ka ngritur xhupin duke ja treguar shtetases V.M për të kërcënuar njofton policia.

Më herët Lapaj deklaroi se persona të përfshirë në krimin e organizuar i kanë prerë rrugën kandidates Valbona Myhedin dhe aktivistëve që e shoqëronin në lagjen nr.8, duke e kërcënuar teksa i kanë treguar armën në brez.

Në videon e publikuar shihet dhe personi që Lapaj pretendon se ka kryer këtë veprim ndërsa i drejtohet me thirrje Policisë së Shtetit për të ndërmarrë masat e nevojshme. Lapaj është shprehur se lidhur me rastin në fjalë, do të njoftohet dhe Ambasada e SHBA-ve pasi Valbona Myhedin është shtetase amerikane.

“Pak minuta më parë antarë të krimit të organizuar në Durrës i kanë prerë rrugën kandidates tonë Valbona Myhedin dhe aktivistëve që e shoqëronin e i kanë treguar armën në brez për ta intimiduar.

Kandidatja ka qenë duke zhvilluar takime me qytetarët në lagjen nr. 8, shkolla Eftali Koçi ku po ndante programin elektoral.

Znj. Myhedin është edhe shtetase amerikane e për këtë do të njoftohet me urgjencë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu