Aktivistja e PD, Adriana Kajala ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale, duke deklaruar se do të çojë deri në fund kauzën për drejtësi ndaj katër qenve të vrarë pak ditë më parë, një ngjarje që ka shkaktuar indinjatë të madhe publike.

Unë isha aty. Do jem deri në fund të kauzës fisnike, në mbrojtje të jetës së 4 putroshave të pafajshëm. Për këtë qëllim, në fillim javë, depozitoj kallëzimin penal kundër vrasësve të tyre: Hermiona Hajdinaj, Kosta Puleri, Dhimitër Papa, Arberesha Kaimi dhe çdo bastardi tjetër, që ka lyer duart me gjakun e 4 putroshave,” shkruan Kajala në postimin e saj.

Sipas saj, ky kallëzim penal synon të vërë para drejtësisë të gjithë personat përgjegjës për masakrën ndaj kafshëve, si dhe të nxisë institucionet të marrin masa konkrete për mbrojtjen e kafshëve endacake.

Rasti i helmimit të shumē qenve dhe maceve ka ndezur reagime të forta në opinionin publik, ndërsa aktivistët dhe qytetarët kërkojnë ndëshkim të autorëve dhe forcim të legjislacionit për mbrojtjen e kafshëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu