
Një ngjarje makabre ka ndodhur në Egjipt: një djalë 13-vjeç ka tërhequr në shtëpi shokun e tij të klasës gjatë mungesës së prindërve, e ka goditur me shkop deri në vdekje dhe më pas e ka copëtuar me motosegë. Pjesë të trupit ai i ka konsumuar, duke deklaruar se shija ishte “si pula e pjekur”.
Sipas raportimeve të mediave, gjithçka nisi kur policia gjeti mbetje njerëzore pranë një qendre tregtare. Pas hetimeve të mëtejshme, u gjetën pjesë të tjera të trupit në vende të ndryshme: një pishinë, nën një urë dhe në një fushë. Viktima ishte një adoleshent, i cili u vra nga shoku i tij 13-vjeçar, Y.A., që deklaroi se veproi nga kurioziteti. Ai pranoi se kishte kopjuar skena të dhunshme të vrasjes nga filma dhe video-lojra.
Autopsia konfirmoi versionin e tij. Djaloshi është transferuar në burgun e të miturve, është nënshtruar testit antidrogë dhe i është caktuar një ekspertizë e plotë psikiatrike. Hetimet vazhdojnë për të kuptuar faktorët që ndikuan në këtë sjellje të jashtëzakonshme.