Ceremonia e 77-të e Emmy Awards në Los Anxhelos u dominua nga tre produksione të mëdha televizive: “Adolescence”, “The Studio” dhe “The Pitt”, duke sjellë rekorde dhe surpriza në botën e televizionit.

Ylli i Netflix-it, Owen Cooper, vetëm 15 vjeç, u bë mashkulli më i ri që ka fituar ndonjëherë një Emmy, për rolin e tij në mini-serialin Adolescence. “Tre vite më parë nuk isha askush – tani jam këtu. Dilni nga zona e rehatisë, edhe nëse turpëroheni, s’ka gjë,” tha ai gjatë fjalës së pranimit. Seriali fitoi gjithsej gjashtë çmime, përfshirë aktorë, skenar dhe regji.

Në kategorinë e komedisë, Seth Rogen dhe seriali i tij The Studio nga Apple TV+ morën katër çmime, mes tyre edhe për komedinë më të mirë dhe aktorin kryesor në komedi. “Jam realisht i turpëruar nga sa i lumtur jam,” tha aktori me humor.

Ndërkohë, drama mjekësore “The Pitt” arriti të triumfonte ndaj konkurrentëve të mëdhenj si Severance dhe The White Lotus, duke fituar çmimin prestigjioz për dramën më të mirë, si edhe disa trofe të tjerë, mes tyre për aktorin kryesor Noah Wyle dhe aktoren dytësore Katherine LaNasa.

Ceremonia, e udhëhequr nga Nate Bargatze, u dallua për një rregull të pazakontë: çdo fjalim mbi 45 sekonda ulte një donacion prej 100 mijë dollarësh për bamirësi, ndërsa fjalimet e shkurtra e shtonin atë. Në fund, organizatorët shpallën një kontribut total prej 250 mijë dollarësh për Boys & Girls Clubs of America.

Në tapetin e kuq parakaluan emra të mëdhenj si Sydney Sweeney, Pedro Pascal dhe Jenna Ortega, duke i dhënë shkëlqim mbrëmjes që shënoi rekorde të reja në historinë e televizionit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu