Zv/drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta, ka dhënë dorëheqje te pakthyeshme nga pozita e tij në RTK. Lajmi është bërë i ditur në mbledhjen e Bordit të RTK-së.

“Në këtë mbledhje, gjithashtu, kryetarja njoftoi anëtarët e Bordit se ka pranuar zyrtarisht letrën e dorëheqjes së pakthyeshme të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm, Adi Krasta”, thuhet në komunikatën e Bordit.

yacht hotel sarande

Bordi i RTK-së ka shprehur falënderimet e sinqerta për punën dhe kontributin e Krastës për Radio Televizionin e Kosovës.

“Në veçanti, Bordi e vlerëson përkushtimin e z. Krasta në organizimin dhe zhvillimin e Festivalit të Këngës në RTK. Bordi i uron z. Krasta suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe angazhimet e tjera”, thuhet në komunikatë.

Adi Krasta u zgjodh zv/drejtor i RTK-së më 14 janar 2023. Përveç kësaj pozite, ai ishte drejtor i edicionit të parë dhe të dytë të Festivalit të Këngës në RTK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu