Autoriteti i Konkurrencës hap procedurën e hetimit të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarkun Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë. Ky hetim do të përfshijë periudhën nga 1 janari 2023, deri më 30 Shtator të këtij viti.

Komisioni i Konkurrencës njoftoi sot (7 nëntor) se në mbledhjen e tij, më datë 4 tetor 2024, vlerësoi të dhënat e marra gjatë fazës së hetimit paraprak në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në këto 5 qarqe.

yacht hotel sarande

“Pas analizimit të strukturës së tregut, integrimit vertikal, sjelljes së ndërmarrjeve grumbulluese dhe diferencave të mëdha në zinxhirin e vlerës së produktit nga prodhuesit, grumbulluesit, shitësit me shumicë deri tek konsumatori fundor, u vlerësua se ky treg mund të ketë sjellje antikonkurruese. Si pasojë e marrëveshjeve dhe/ose praktikave të bashkërenduara ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve që operojnë në tregun e grumbullimit dhe shitjes më shumicë të fruta-perimeve, në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121 datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e
Për këtë shkak, Komisioni i Konkurrencës, me vendimin nr. 1114, të një muaji më parë, vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar, hetim i cili do të përfshijë periudhën kohore 1 Janar 2023-30 Shtator 2024.

Sipas publikimit që ka bërë Shqiptarja.com më 29 Korrik të këtij viti, nga fermeri deri tek konsumatori në Tiranë, çmimi i frutave dhe i perimeve është shtrenjtuar deri në 100% nga grumbulluesit. Ky është konkluzioni i nxjerrë nga Autoriteti i Konkurrencës pas monitorimit të tregut të fruta-perimeve në disa qarqe të vendit.

Janë 86 ndërmarrje të grumbullimit dhe tregtimit me shumicë të frutave dhe perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, që kanë abuzuar me çmimet e produkteve bujqësore, duke i blerë me vlera të ulta tek fermeri, dhe duke i shtrenjtuar hap pas hapi deri në tavolinat e konsumatorëve./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu