
Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid Myzyri është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme.
Kjo është hera e dytë që vartësi i Belinda Ballukut paraqitet në SPAK.
Më 7 prill ai dha sqarimet e tij para prokurorëve dhe hetuesve të BKH në lidhje me akuzat për abuzim me tendera, ndërsa në dalje të institucionit refuzoi të bënte komente.
View this post on Instagram
SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.
Më herët SPAK ka urdhëruar sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove./oranews