Jo, s’ju bëjnë sytë! 1 MILION $ për person është tarifa e kërkuar nga kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë për të marrë pjesë në një takim privat me të, në vilën e tij të famshme Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.

Shifrën e kripur 1 MILION $ për të qenë në rezidencën Mar-A-Lago në “Darkën Trumpiane”, e ka paguar edhe Gon Shehaj.

Për lobistët që janë të gatshëm të paguajnë biletën elitare prej 5 MILION $, ky event është gjithashtu një mundësi për të diskutuar biznes ballë për ballë me miliarderin.

Por në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se ndodhet në këtë event ekskluziv për të lobuar në interes të qytetarëve shqiptarë dhe për të kërkuar mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri.

“Unë jam këtu në këtë vend ku pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë kërkojnë të vijnë duke lobuar me paratë që u kanë vjedhur qytetarëve shqiptarë. Në fakt, unë nuk jam këtu për interesin tim por jam këtu për të lobuar për interesin e qytetarëve shqiptarë dhe interesat e Shqipërisë”,-ka deklaruar ndër të tjera Gon Shehaj./JOQ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu