Malet e Sharrit janë mbresëlënëse. Por, përveç bukurisë, ky masiv malor një nga më të mëdhenjtë në Kosovë, ruan brenda vetes një thesar.

Në lartësi prej 2100 metrash mbi nivelin e detit, të ngulitura në një shkëmb janë identifikuar disa gjurmë, që duket të përkojnë me ato parahistorike.

yacht hotel sarande

Ato i ranë në sy, Bestar Beqirajt gjatë ecjes së tij të zakonshme.

Kjo gjurmë ka përmasa prej 4 metra gjatësi dhe 9 cm gjerësi.

Ndërkaq, ekspertëve të fushës së gjeologjisë, kjo u ngjalli interesim të jashtëzakonshëm.

Gjeologu Luan Gashi, thotë se këto shenja mund të jenë mbetje organike të kafshëve të kohës së Paleolitit, epokë kyçe në evolucionin e kafshëve tokësore.

Gashi duket optimist në këtë çështje, ku thotë se duhen marrë mostrat për analiza laboratorike, për të vlerësuar nëse këto gjurmë përfaqësojnë një zbulim të vërtetë parahistorik.

Sipas tij, kjo do të hidhte dritë mbi speciet e lashta që dikur mund ta kenë populluar këtë rajon./Klan Kosova/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu