
Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” për projektin në Sazan që do të investohet nga sipërmarrësi amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit amerikan Donald Trump.
Kreu i qeverisë u shpreh se ishulli i Sazanit nuk është shitur dhe as nuk do të shitet ndonjëherë, por në këtë projekt të madh shteti shqiptar do të jetë partner.
Teksa theksoi se bisedimet për këtë projekt kanë kaluar disa faze, theksoi se ende vijojnë diskutimet për detajet e partneritetit.
Çfarë ka ndodhur me ishullin e Sazanit, është shitur, ka tentative për t’u shitur apo ka një projekt?
Ishulli I Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar, as nuk është shitur dhe as nuk do të shitet ndonjëherë. Është një pasuri e popullit shqiptar, ku qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë apo me grupin. Negociatat e partneritetit nuk kanë mbaruar ende.
Do të kalojë në parlament marrëveshja?
Pa diskutim! Kjo shitja e Sazanit është si puna e ndarjes së Kosovës. Hedh një budalla një gurë në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Zvërneci dhe Sazani janë në procesit akoma të projektit…
Kur mendoni se mund të jenë gati për të filluar punimet?
Besoj që për disa muaj ne do kemi master planin e plotë që do I paraqitet publikut. Mënyra se sip o punohet do të vendos një standard të ri në infrastrukturën e mikpritjes. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme, po bëhet diçka që do të bëhet një destinacion ëndrre.