Pas dekadash të tëra në heshtje dhe larg syrit të publikut, një video e ripostuar nga gazetari Blendi Fevziu me protagoniste të mundshme Parashqevi Simaku, ka ndezur rrjetin.
Videoja, e transmetuar në kanalin e famshëm amerikan “ABC7” në New York, tregon një grua të identifikuar si “Simaku Nohfe”, e cila jeton vetëm me asistencë sociale.
View this post on Instagram
Kjo video është regjistruar në një qendër vullnetare, që japin ndihma pasi dokumentari i transmetuar në Amerikë është i fokusuar tek vullnetarët që ndihmojnë kryesisht nënat me fëmijë!
“A di të më japë njeri më shumë informacion për këtë video?”– ka shkruar Blendi Fevziu, duke shprehur kureshtjen dhe dëshirën për të kuptuar më shumë rreth saj.
Parashqevi Simaku, e cila u bë një ikonë e muzikës shqiptare në vitet ’80, u largua nga Shqipëria pas rënies së regjimit dhe që prej atëherë ka jetuar në heshtje, duke mbetur një figurë misterioze për publikun shqiptar./revista class