
Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj ka reaguar në rrjetet sociale me një postim ironik ndaj gazetarit Sokol Balla, të cilin ai e quan me nofkën “Kol Kyçi”.
Në një status në Facebook, Gjokutaj pyet me ironi nëse Balla është arratisur apo jo, duke iu referuar raportimeve të disa mediave.
“Dua të më bëni me dije nëse Kol Kyçi është arratisur apo jo? Sepse mediat e pohojnë. Por kush njeh Kolin nuk e beson”, shkruan ai.
Në postimin e tij, Gjokutaj përmend edhe ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, duke përdorur një ton ironik.
“Shqipëria pa Belën dhe Bela pa Kolin nuk munden! Llogarit të iki dhe Rama”, shprehet ai.
Më pas, në një tjetër postim, Gjokutaj shkruan se një portal ka raportuar se “Kol Kyçi është kthyer”, duke shtuar me ironi se nuk dihet nëse është kthyer vetë apo është sjellë.
“Nuk e dimë nëse është kthyer apo e kanë sjellë. Gjithsesi Koli nuk bredh kot”, shkruan ai.
Balla pak ditë më parë u paraqit në SPAK ku u pyet për rreth dy orë, lidhur me marrëdhënien me ish bashkëshorten Belinda Balluku.
Berisha deklaroi se gazetari Sokol Balla ka vazhduar bashkëpunimin financiar me ish-bashkëshorten e tij, Belinda Balluku, edhe pas divorcit të tyre të para 20 viteve.
Sipas tij, ndaj Ballës ekzistojnë dyshime se nga Lubia janë transferuar të paktën 10 milionë euro, pretendime që ai i përmendi publikisht gjatë një deklarate politike.



