Pyetjes mund t’i përgjigjet vetëm SPAK. Prokurorët dhe Altin Dumani kanë në dorë raportin e OLAF, “Altin Dumani” e Rumanisë, Laura Codruța Kövesi, e cila tani punon në zyrat e hetimit të Bashkimit Europian, ka zbardhur gjithë skemën e mashtrimit e cila vodhi plot 33 milion euro nga 112 milion që Bashkimi Europian i dha Shqipërisë si ndihmë për Bujqësinë.

Zhvatja kishte nisur kohë para se Frida Krifca, e besuara e oligarkëve të shkonte në krye të AZHBR. Ish zyrtarë të LSI kishin kthyer në sistem që kërkonin më shumë se gjysmën e financimit pēr çdo investim nga IPARD.

yacht hotel sarande

Vjedhja skandaloze detyroi BE që të ndërpriste ndihmën për Bujqësinë shqiptare për të ndalur grabitjen masive që zyrtarë tē lartë bënin me fondet e BE. OLAF ka dhënë një shifër, 33 milion euro por shuma e vjedhur është shumë më e madhe. Ajo është përdorur për për të blerë, lobuar, shpërblyer edhe në funksion të lojrave të pushtetit.

Ish Ministrja Frida Krifca u shkarkua nga detyra dhe në vend tē saj erdhi një socialiste pa një histori kaq problematike. Largimi nga qeveria në atë kohë u përfol si masë mbrojtëse pēr qeverinë nëse vjedhja do të dokumentohej.

Tashmë letrat janë hapur qartē dhe në këtë proces ndihmē të jashtëzakonshme ka dhënë media e lirë e pa lidhur nga interesat e pushtetit.

Tani fusha është e hapur për Altin Dumanin. Ai ka në dorë të gjitha faktet se si zyrtarë të lartë të qeverisë grabitën para që duhet të shkonin në ndihmë të bujqëve shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu