Kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi një takim me Belinda Ballukun rreth 7 orë pasditen e djeshme pasi GJKKO i pezulloi detyrat e saj, është pyetur nëse do ta zbatojë vendimin e Gjykatës së Posaçme.

“Do ta zbatoni vendimin e GJKKO për Ballukun, apo do të sfidoni drejtësinë?”, u pyet Rama nga gazetarët.

Ndërkohë që kryeministri nuk iu përgjigj dhe qeshi para kamerave e më pas u largua.

Kreu i qeverisë u pyet lidhur me vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukun në Pallatin e Brigadave teksa po priste Komisioneren për Zgjerimin e BE, Marta Kos dhe liderët e Rajonit në kuadër të Samitit Growth Plan “Our Pathway to the EU”.

Teksa qëndronte në pritje të mysafirëve, gazetarët e pyetën sërish në lidhjen me qëndrimin e tij ndaj zv.kryeministres së pezulluar nga detyra.

“Këtu jeni për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, pastaj në konferencë shtypi na i bëni këto pyetje”, tha Rama.

Duke shtuar: “Si përfundim, të presim miqtë, të mbarojmë punë me miqtë, të bëjmë konferencën dhe bëj pyetje. Nëse nuk bërtet si ai “hapni vendin se do hidhem e merr fjalën”. Bej cdo pyetje pa britma, që të marrësh përgjigje.”/Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu